Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 23. prill 2022. Nuk do të ketë anulim të zgjedhjeve në fshatin Zarbincë të komunës së Bujanocit, kështu ka vendosur Gjykata administrative, e cila ka refuzuar ankesën e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës.
Pas këtij vendimi gjyqësor definitivisht është e qartë se zgjedhjet në komunën e Bujanocit do të përsëriten vetëm në një vendvotim, edhe atë në fshatin Tërnoc.
Në arsyetimin e aktgjykimit për vendvotimin nr. 13 në Zarbincë thuhet se Komisioni republikan i zgjedhjeve (KRZ) ka vepruar drejt kur ka refuzuar kundërshtimin e Koalicionit shqiptar, sepse nga procesverbali i punës së Këshillit zgjedhor rezulton se votimi në vendvotim nuk është ndërprerë dhe ka zgjatur nga ora 7 deri në orën 20.
Koalicioni shqiptar kërkoi anulimin e zgjedhjeve me pretendimin se vendvotimi është mbyllur në orën 18:00, ndërkohë që kundërshtimi u refuzua nga Komisioni zgjedhor komunal dhe ai republikan.
Bujanovaçke ka raportuar të premten se Gjykata administrative ka pranuar ankesën e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës dhe ka anuluar zgjedhjet në vendvotimin nr. 6 në Tërnoc, kështu që zgjedhjet në këtë vendvotim të përsëriten.
Përsëritja e zgjeedhjeve në Tërnoc do të jetë një tjetër mundësi për Koalicionin e Shqiptarëve të Luginës për të fituar një mandat deputeti, pasi që për 300-500 votash mbetën nën pragun zgjedhor, pas zgjedhjeve të 3 prillit, edhe përkundër përsëritjes së zgjedhjeve në 54 vendvotimeve në nivel të republikës, më16 prill.