TËRNOCI VENDOSË NËSE SHQIPTARËT DO TË JENË PJESË E PARLAMENTIT

 

Bujanoc, 25. prill 2022. (Foto nga KRZ) Zgjedhjet e përsëritura parlamentare në vendvotimin nr. 6 në Tërnoc do të mbahen të enjten (28 prill), ka vendosur Komisioni Republikan Zgjedhor (KRZ).
Me Vendimin për përcaktimin e numrit të fletëvotimeve për rivotim në zgjedhjet për deputetë ka përcaktuar shtypjen e 1089 fletëvotimeve.

Në këtë vendvotim, zgjedhjet janë me vendim të Gjykatës administrative, nga 21 prilli, pas ankesës së Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës.

“Komisioni ka marrë vendim për formën, pamjen, ngjyrën dhe përmbajtjen e fletës së votimit dhe listën e kontrollit për kontrollin e korrektësisë së kutisë së votimit për kryerjen e rivotimit në zgjedhjet për deputetë. Fletët e votimit do të shtypen në letër të bardhë, dhe lista kontrolluese për kontrollin e korrektësisë së kutisë do të shtypet në letër ngjyrë kajsie”, njoftoi KRZ.

Me përsëritjen e votimeve, Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës mori një tjetër shans për të fituar mandatin për deputet, për të cilin sipas vlerësimeve të tyre u mungojnë 400-500 vota.

Pas zgjedhjeve të 3 prillit dhe përsëritjes së votimit në 54 qendra votimi më 16 prill, Koalicioni kishte 9693 vota.

Në vendin e votimiti, ku do të ketë përsëritje të zgjedhjeve, fillimisht kanë marrë 226 vota, me një pjesëmarrje prej 23 për qind.

Kërkesa e koalicionit, lista zgjedhore e të cilit udhëhiqet nga Shaip Kamberi, për përsëritjen e zgjedhjeve për shkak të parregullsive në fshatin Zarbincë, është refuzuar nga të tria instancat kompetente – KKZ, KRZ dhe Gjykata Administrative.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *