ARRINË NË BUJANOC, SHEFAT ISUFI – KAMPIONI I BOTËS NË BOKSIN PROFESIONIST

Bujanovaçke 26 prill 2022.

Bujanoc, 26 prill 2022. Kampioni i ri i botës në peshën gjymë të rëndë, Shefat Isufi nga Tërnoci, është pritur sot nga kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.

Arifi ka shprehur respekt, siç ka thënë ai, për ambasadorin e “Tërnocit, Bujanocit, Luginës dhe të gjithë shqiptarëve”.

“Jam krenar që Shefati na prezantoi në mënyrën më të mirë të mundshme në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Arifi në Facebook.

Më 16 prill, Isufi fitoi titullin kampion bote në boks në versionin WBF.

Ai mundi në Mynih, boksierin bullgar Grigor Saruhanian, pas 12 raundeve të zhvilluara.

Ndeshja është transmetuar drejtpërdrejt në sheshin e Bujanocit, me orgranizim nga Komuna.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *