Bujanoc, 27. prill 2022. Sipas të dhënave të fundit zyrtare nga Enti statistikor republikan (ERS), paga mesatare neto në komunën e Bujanocit për muajin shkurt të këtij viti ka qenë 51.096 dinarë. Pagat e bujanocasve janë për 19.500 dinarë më pak se mesatarja e vendit prej 70.605 dinarë.
“Paga mesatare neto për shkurt 2022 ka qenë 53,590 dinarë, që do të thotë se 50 për qind e të punësuarve kanë fituar deri në shumën e deklaruar”, thuhet në ERS.
Në rrethin e Pçinjës, banorët e komunës së Preshevës (49.558) dhe banorët e Banjës së Vranjës, ku mesatarja është 49.663, ende kanë paga më të ulëta se qytetarët e Bujanocit.
Si në muajt e kaluar, pagat më të larta në nivel qarku i ka komuna e Surdulicës – 57.178, ndërsa në vendin e dytë është qyteti i Vranjës me 56.712 dinarë.
Me një mesatare prej 55,109 dinarë, banorët e rrethit të Pçinjës, krahasuar me të gjithë të tjerët në vend, kanë paga më të larta vetëm se banorët e rrethit të Jabllanicës, të cilët me pagë mesatare prej 54,019 dinarë rangohen të fundit.
Në jug të Serbisë, më afër mesatares kombëtare janë qytetarët e Nishit, paga mesatare e të cilëve është 64.865 dinarë.