fbpx

PËR TA FITUAR MANDATIN E DEPUTETIT KAMBERIT I DUHEN MË SHUMË SE 600 VOTA NË TËRNOC

 

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 27. prill 2022. Nëse Shaip Kamberi, lideri i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) dhe i pari në listën zgjedhore të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, do të jetë sërish deputet i Kuvendit të Serbisë, do të vendoset drejtpërdrejt nga banorët e mëhallës së Strukarve në Tërnoc., të cilët do të dalin në rivotim për zgjedhjet parlamentare, të enjten më 28 prill .

Mandati i deputetit dhe përfaqësimi i shqiptarëve në parlament varet nga vendvotimi numër 6 në shkollën fillore “Muharem Kadri”, ku të drejtë vote kanë 1089 qytetarë të Tërnocit.

Pas zgjedhjeve të 3 prillit dhe përsëritjes së votimit në 54 vende të votimitnë dy javë më vonë, Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës kishte 9693 vota (0.25 për qind), që është nën pragun për listat e pakicave kombëtare.

Koalicioni shqiptar në prag të zgjedhjeve në Tërnoc thonë se i mungojnë edhe 400 vota për një mandat në Kuvend.

Duke qenë se më 3 prill, në qendrën e votimit numër 6, me pjesëmarrje prej vetëm 23 për qind, Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës mori 226 vota, të cilat u fshinë pas anulimit të zgjedhjeve, është e nevojshme që të enjten pjesëmarrja të jetë më e lartë se 55 për qind, përkatësisht që numrin 16 ta rrethojnë më shumë se 630 zgjedhës.

Kaq shumë njerëz nuk kanë votuar në këtë vendvotim as në vitin 2020, kur krahas zgjedhjeve parlamentare u mbajtën edhe zgjedhjet lokale, në të cilat dalja në komunën e Bujanocit është gjithmonë më e lartë.

Në atë kohë kanë votuar 586 qytetarë, që është rreth 53 për qind e zgjedhësve të regjistruar, ndërkohë që në zgjedhjet parlamentare lista e partive të bashkuara shqiptare mori 447 vota.

Shqiptarët këtë vit dolën në zgjedhje të ndarë në dy lista zgjedhore.




Leave a Reply

Your email address will not be published.