Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 28. prill 2022. – Ish-kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, thotë se Shqirpim Arifi dhe Sami Salihi, të cilët së fundi e shkakruan nga pozitae e kryetares së Komunës, po kontribuojnë që të mos ketë përfaqësues shqiptarë në Kuvendin e Serbisë edhe pas zgjedhjeve të përsëritura në Tërnoc.
Sinani, e cili kryeson degën e PVD-ës në Preshevë, kritikoi kundërshtarët politikë, Arifin si lider të Alternativës për ndryshim dhe Salihin, kreun e Lëvizjes për reforma, për dështimin për të ftuar votuesit të votojnë për listën e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës të cilës i prin kandidati për deputet Shaip Kamberi.
– Pas dështimit në zgjedhjet parlamentare, Shqiprim Arifi dhe Sami Salihi nuk u bëjnë thirrje qytetarëve me të drejtë vote që të votojnë për listën e vetme që ende ka mundësi t’u sigurojë shqiptarëve mandat në parlament. Shqiprim Arifi dhe Sami Salihi me të vërtetë po kontribuojnë që Kuvendi i Serbisë të mbetet pa deputet shqiptar – ka deklaruar Sinani.
Ajo shtoi se ata të dy thoshin se “më mirë për ta të kenë deputetë antishqiptarë nga Serbia që flasin në Beograd se sa një deputet shqiptar”.
Siç tha ajo, misioni i tyre kryesor ishte të shuanin zërin e shqiptarëve në parlamentin serb.
Zgjedhjet e përsëritura për deputetë në vendvotimin nr.6 në Tërnoc do të mbahen të enjten më 28 prill.
Lista e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës ka shanse për të siguruar një mandat në Kuvend, por për këtë duhen rreth 600 vota nga 1089 qytetarë me të drejtë vote në këtë qendër votimi.