BIE INTERESIMI PËR VAKSINIM, POR KA TË TILLË QË MARRIN EDHE DOZËN E KATËRT

 

Bujanoc, 28. prill 2022. (foto nga arkivi) – Në komunën e Bujanocit, 4191 qytetarë kanë marrë dozën e tretë përforcuese të vaksinës kundër Covid – 19, ndërsa me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 12 persona, thanë nga Shtëpia e shndetit në Bujanoc.

Sipas Dr. Daliborka Pavlloviq, drejtoreshë e Shtëpisë së shëndetit, deri më 24 prill, të dyja dozat e vaksinës i kanë marrë gjithsej 16.294 qytetarë, ndërsa nga fillimi i imunizimit janë dhënë 37.041 doza të vaksinës.

Krahasuar me periudhën nëntor-dhjetor të vitit të kaluar, siç shtoi drejtoresha, interesi për imunizim kundër Covid 19 ka rënë ndjeshëm.

– kryesisht është duke u dhënë doza e tretë, por në krahasim me vitin e kaluar, një numër i vogël i qytetarëve janë të interesuar që të vaksinohen, tha doktoresha Pavlloviq.

Në pikën e vaksinimit në Fakultetin ekonomik është afishuar njoftimi se qytetarët e interesuar për vaksinën kundër Covid – 19 duhet të kontaktojnë Shërbimin e praktikës së përgjithshme.

Punk i vaksinimit nuk do të funksionojë gjatë festave të ardhshme të 1 Majit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *