fbpx

DERI NË ORA 12.00 NË TËRNOC VOTUAN 200 ZGJEDHËS, NDËRKAQ LISTËS SHQIPTARE DUHEN MBI 600 VOTA PËR T’U BËRË PJESË E KUVENDIT

Bujanoc, 28. prill 2022. – Deri në orën 12 të mesditës, në vendvotimin në Tërnoc – fshat ky në komunën e Bujanocit i banuar me shqiptarë etnikë, në zgjedhje kanë dalë 194 votues, ose rreth 18 për qind e të regjistruarve për zgjedhjet e përsëritura parlamentare.

Sipas gazetarit të Bujanovaçkes nga terreni, në vendvotimin numër 6 në Shkollën fillore “Muharem Kadriu”, një numër i madh i qytetarëve presin ta përmbushin të drejtën e tyre zgjedhore, nga 1089 zgjedhës sa ka ky vendvotim.

Votimi në një moment është ndërprerë nga ora 10:40 deri në orën 11:06 për shkak të parregullsive, siç u tha gazetarit tonë, por ai ka vazhduar dhe aktualisht po ecën pa probleme.

Nëse Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës, i udhëhequr nga Shaip Kamberi, do të arrij ta fitojë një mandat deputeti varet nga përsëritja e zgjedhjeve në këtë vendvotim, sipas vendimit të Gjykatës Administrative, sepse nuk e kaloi pragun zgjedhor në zgjedhjet e 3 prillit.

Sipas vlerësimeve të këtij koalicioni, atyre u nevojiten 600-650 vota për të hyrë në parlament.




Leave a Reply

Your email address will not be published.