fbpx

FAMILJA NAKIQ: ËSHTË SERB AI QË E KA SHKRUAR GRAFITIN UÇK NË MURIN E SHTËPISË SONË NË LEVOSOJË

 

Bujanoc, 1. maj 2022. – Grafitin UÇK, në murin e shtëpisë sonë në Levosoj, e ka shkruar një serb nga fshati ynë, por po ia lëmë policisë ta zbardhë këtë rast. Është e rëndësishme që ne ta dimë këtë për të shmangur tensionet, thonë për Bujanovaçke familja Nakiq.

Në murin e shtëpisë së tyre në rrugën kryesore të fshatit, të shtunën është shkruar shkurtesa e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjë për të cilën familja Nakiq ka njoftuar policinë në Bujanoc.

“E dimë identitetin e atij personi, ka dëshmitarë që e kanë parë, por nuk duam ta zbulojmë se kush është, para se këtë ta bëjë policia”, thonë në familjen Nakiq.

Ata shtojnë se nuk duan të hyjnë në motivet e autorëve të grafiteve dhe se shqetësimi i tyre i vetëm është të mos kenë keqkuptime me fqinjët shqiptarë.




Leave a Reply

Your email address will not be published.