NGA 3 MAJI, HIQEN TË GJITHA KUFIZIMET EPIDEMIOLOGJIKE PËR HYRJE NË SERBI

Bujanoc, 2. maj 2022. – Të gjitha masat epidemiologjike për hyrje në Serbi do të shfuqizohen të martën, më 3 maj, si për shtetasit vendas ashtu edhe për të huaj, njoftoi Qeveria e Serbisë.
Që nga mesnata e kësaj dite, me rastin e hyrjes në Serbi, nuk do të jenë të detyruar të kenë një test negativ PCR, test të shpejtë të antigjenit, as dëshmi se më herët ka qenë i sëmurë ose një certifikatë vaksinimi, pavarësisht se nga cili vend vijnë në Republikë të Serbisë.

“Vendimi për hyrjen e lirë të shtetasve serbë dhe shtetasve të huaj në vend është marrë në bazë të situatës aktuale epidemiologjike në vendin tonë dhe është në përputhje me vendimet e shumicës së vendeve në Evropë dhe rajon. Institucionet kompetente vazhdojnë të monitorojnë zhvillimin e situatës epidemiologjike në Serbi nga ora në orë dhe opinioni do të informohet në kohë reale për çdo ndryshim eventual. Është e rëndësishme të theksohet se ky vendim nuk do të thotë se pandemia e koronavirusit ka marrë fund dhe se qytetarët nuk duhet të kujdesen për shëndetin e tyre.”

Rekomandimi për vendosjen e maskave në ambiente të mbyllura mbetet në fuqi, ndërsa mbajtja e maskave në institucionet shëndetësore është e detyrueshme. Dispanseritë e COVID-19, pikat e testimit kundër virusit kovid-19 dhe pikat e vaksinimit vazhdojnë të funksionojnë si zakonisht.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *