fbpx

DAÇIQ: PSS DO TË ANKOHET NDAJ VENDIMIT TË KKZ NË BUJANOC

Bujanoc, 4. maj 2022. (Foto: xirim i ekranit) – Lideri socialist Ivica Daçiq ka bërë të ditur se PSS-ja do ta ankimojë vendimin e Komisionit komunal zgjedhor (KKZ) në Bujanoc, i cili sot e refuzoi kërkesën tonë për përsëritjen e zgjedhjeve në Tërnoc.

“Po, ne do ta ankimojmë vendimin e Komisionit komunal zgjedhor (KKZ) të Bujanocit, i cili e refuzoi kërkesën tonë për përsëritjen e zgjedhjeve në Tërnoc për shkak të parregullsive zgjedhore”, tha për Danas, Ivica Daçiq, kryetar i Partisë socialiste të Serbisë, e cila me hyrjen e Koalicionit të shqiptarëve në Kuvend do ta humbte një mandat.

Siç tha ai, është shënuar se “një burrë ka votuar kur kemi një konfirmim se nuk ka dokumente të vlefshme”.

“Është e qartë se do të ngrihet kallëzim penal kundër anëtarit të këshillit zgjedhor që e ka rrethuar atë votues”, thotë Daçiq për Danas.

Bujanovaçke më herët kanë publikuar të gjitha vërejtjet e PSS-së për përsëritjen e votimit të përsëritur të 28 prillit në Tërnoc.

Shaip Kamberi, bartësi i listës së Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, të cilit do të duhej t’i takonte mandati i deputetit, sot tha se beson se ankesa e PSS-së nuk është e motivuar etnikisht.




Leave a Reply

Your email address will not be published.