NUK ANULOHEN ZGJEDHJET NË TËRNOC, KOALICIONI I SHQIPTARËVE FITON MANDAT NË KUVEND

Bujanoc, 4. maj 2022. (Foto: Seanca e KKZ)– Nuk do të anulohen zgjedhjet në vendvotimin në Tërnoc, kështu që Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës do të ketë një deputet në Kuvendin e ri të Serbisë, vendosi të mërkurën Komisioni komunal zgjedhor (KKZ), i cili refuzoi ankesën e partisë socialiste Serbisë.

KKZ-ja në përbërje të përhershme dhe të zgjeruar me 8 vota kundër dhe me 5 prome,votoi kundër ankesës së socialistëve, të cilët kanë 72 orë kohë për të ankimuar në Komisionin republikan zgjedhor.

Për anulimin e zgjedhjeve votuan anëtarët e PSS, PPS dhe Aleanca e Hungarezëve të Vojvodinës.

Kundër kanë qenë përfaqësues të partive shqiptare dhe një anëtar i KKZ-së nga lista “Amaneti i muftisë” dhe një përfaqësues i Partisë Rome.

Sipas gazetarit të Bujanovaçkes, i cili ishte prezentë në seancën e KKZ-së, përfaqësuesit e koalicionit NADA, radikalët dhe “Zavetnici” nuk votuan edhe pse ishin të pranishëm (anëtari i KKZ-së nga koalicioni NADA e lëshoi seancën para votimit).

Në seancë nuk morën pjesë përfaqësuesit e koalicionit “Moramo” dhe “Të bashkuar për fitoren e Serbisë”.

Ky vendim i KKZ-së në Bujanoc i hapi rrugë shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve më 3 prill dhe më pas formimit të Kuvendit dhe Qeverisë së Serbisë, edhe pse PSS-ja ka të drejtë ankese në Komisionin republikan zgjedhor brenda 72 orëve.

Sipas ligjit, KRZ-ja, brenda dhjetë ditëve nga dita e publikimit të raportit të përgjithshëm mbi rezultatin e zgjedhjeve, kandidatëve për deputetë u ndanë mandatet me aktvendim, sipas renditjes së tyre në listën zgjedhore. Seancën e parë të Kuvendit Popullor e cakton kryetari i përbërjes së mëparshme, në mënyrë që seanca të mbahet jo më vonë se 30 ditë nga dita e shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve. Më pas konfirmohen mandatet e deputetëve, ndërsa afati për formimin e Qeverisë është 90 ditë nga konstituimi i parlamentit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *