PUNËSIM NË POSTËN E SERBISË VETËM „SIPAS NEVOJAVE AKTUALE“

Bujanoc, 6. maj 2022. (Foto nga arkivi) – Aplikimet e kandidatëve për punësim në NP “Posta e Serbisë” do të shqyrtohen sipas nevojave aktuale për punësim, thanë nga kjo kompani, e cila në ueb faqen e saj ka hapur një faqe të veçantë për punësim.

Më 4 maj, Posta e Serbisë shpalli konkurs të përhershëm publik për pranim të shoferëve, dërgesave, postierëve dhe punonjës të sportelit.

Në lidhjen http://konkurs.posta.rs/ janë dhënë udhëzime të detajuara për dërgimin e biografisë së të gjithë të interesuarve për të punuar në Postën e Serbisë.

Duke klikuar në dritaren “si të aplikoni”, kandidati merr informacion për dorëzimin e të dhënave të tij, dhe për këtë ai ka dy mundësi – të plotësojë një aplikim elektronik për punë drejtëpërdrejtë në ueb faqe, ose të dërgojë të dhënat me postë në adresën e NP “Posta e Serbisë”, Takovska 2, 11120 Beograd, me shënimin Funksioni i menaxhimit me kuadro.

Pas aplikimit në bazën e të dhënave të kandidatëve potencialë, ai do të kontaktohet nga Shërbimi i burimeve njerëzore sapo të shfaqet nevoja për të plotësuar një pozicion të caktuar.

Verifikimi i kandidatit, siç thuhet më tej në faqen për punësim, përfshin testimin e tij psikologjik dhe një intervistë me psikologun për të vlerësuar aftësitë, shkathtësitë, njohuritë dhe motivimin e tij për kryerjen e punës.

Kujtojmë se posta e Bujanocit ka mungesë të punëtorëve, gjë që u konfirmua në fillim të marsit kur postierët në Serbi dolën në grevë.

Posta e Serbisë njoftoi se konkursi po hapet për shkak të zgjerimit të gamës së shërbimeve dhe zhvillimit të rrjetit të degëve dhe nevoja për punëtorë është evidente.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *