fbpx

ZEMËR PËR BUJANOCIN: KY ËSHTË QYTETI YNË (video)

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 9. maj 2022. Instalacioni “Unë e dua Bujanocin”, si simbol i ri i qytetit, u zbulua sot solemnisht me rastin e Ditës së Komunës së Bujanocit dhe do të zbukurojë sheshin e qytetit.

Simboli është zbuluar nga kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi dhe autori dhe iniciatori, Nagip Tashi nga Tërnoci.

Vendin qendror në simbolin “I love Bujanoc” në anglisht e zë shkronja B në formë zemre, e cila ndodhet midis shkronjave “I” dhe “u”.

Arifi tha se të gjithë banorët e komunës multietnike të Bujanocit do ta konsiderojnë këtë simbol si të vetin dhe se pikërisht për këtë arsye ai e ka përkrahur që në fillim idenë e Tashit.
ruajmë Bujanocin. Në të ardhmen, vetëqeverisja lokale do t’i mbështesë idetë e tilla të qytetarëve të çdo nacionaliteti – tha Arifi.

Sipas Tashit, ky instalim prej metali nuk u kushton asgjë qytetarëve të komunës, ngase mjetet për realizimin e këtij projekti në shumë 1250 euro i ka dhuruar Naser Ibrahimi, bashkëqytetari ynë që tani jeton jashtë vendit.

– Sot hodhëm themelet e dashurisë. Simboli i Bujanocit është në dy ngjyra – e bardha – ngjyra e paqes dhe e kuqe – ngjyra e dashurisë. Të gjithë ata që jetojnë këtu, serb, shqiptarë dhe romë, kanë të drejtë ta pranojnë këtë simbol si të duan, vetëm theksoj se zemra është në qendër – tha Tashi.

Tashi e përshkroi veten si një artist i pavarur.




Leave a Reply

Your email address will not be published.