fbpx

KATASTROFA EKOLOGJIKE: BUJANOCASIT THITHIN AJRIN MË TË NDOTUR NË SERBI

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 10. maj 2022. Për shkak të edhenjë zjarri tjetër të madh në deponinë e qytetit, bujanocasit mëngjesin e së martës po thithin ajrin më helmues në mbarë vendin. Përqendrimi i grimcave të rrezikshme (pm10 dhe pm2.5) në ajër është 10 herë më i lartë nga sasia e lejuar. Qytetarët kërkojnë që autoritetet në NP “Komunalia” të mbajnë përgjegjësi për helmimin e vazhdueshëm të popullatës.

Një nga aparatet për matjen e cilësisë së ajrit në Bujanoc, në vendbanimin Karakaçkë, pak para orës 8 të mëngjesit të sotëm ka matur vlerën e frikshme të grimcave – prej 418 pm 10 grimca për metër kub ajër.

Sa për krahasim, në të njëjtën kohë në Bor, i cili konsiderohet si një nga qytetet më të ndotura në vend, vlera ishte dyfish më e ulët.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), vlera kufi për grimcat pm10 është 20 dhe për pm2.5 është 10.

Sipas OBSH-së, grimcat PM janë përgjegjëse për 5400 vdekje çdo vit në Serbi!

Me anë të thithjes, ato vendosen në pjesët më të thella të mushkërive, duke sjellë me vete metale të rënda që janë jashtëzakonisht të dëmshëm për shëndetin.

Grupi më kritik përfshin fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna dhe të moshuarit, si dhe ata me sëmundje të mushkërive dhe sëmundje kardiovaskulare.

Një zjarr i ri në deponinë e qytetit ka shpërthyer mbrëmjen e së hënës, thanë për portalin tonë qytetarët të revoltuar, duke dërguar si provë pamje nga vendi i ngjarjes.

Menaxhmenti i NP “Komunalia” dy vitet e fundit ka drejtuar gishtin te grumbulluesit e lëndëve sekondare, duke i targetuar ata si fajtorët kryesorë për zjarret.




Leave a Reply

Your email address will not be published.