Bujanoc, 10. maj 2022. (Foto: Nënshkrimi i kontratave më 2021) – Trupi koordinues për jugun e Serbisë do të ndajë 40 milionë dinarë subvencione për bizneset nga Komuna e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës. Konkursi është i hapur deri më 10 qershor.
16,6 milionë dinarë janë planifikuar për bizneset nga Bujanoci, 15,4 milionë nga Presheva dhe 8 milionë për bizneset nga Medvegja.
Vitin e kaluar 9 kompani nga Bujanoci kanë marrë 19 milionë dinarë nga buxheti i TK.
“Me këto fonde është paraparë bashkëfinancim i ndërmarrësve dhe i shoqërive të vogla ekonomike, që kanë tendencë të rriten dhe të hapin vende të reja pune”, thonë nga Komuna e Bujanocit.
Qëllimi i konkursit është financimi i blerjes së pajisjeve dhe makinerive.
Trupi Koordinues do të bashkëfinancojë deri në 70 për qind të kostove (neto).
Shqyrtimin, kontrollin e korrektësisë formale, vlerësimin e kërkesave dhe vendimmarrjen për ndarjen e mjeteve për subvencione, e kryen Komisioni i formuar me vendim të ud. Drejtor i Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Çdo aplikim vlerësohet në bazë të kritereve për vlerësimin e aplikimeve dhe bëhet një listë renditje në bazë të numrit të pikëve në përputhje me kriteret.
Detajet e konkursit mund t’i shihni KËTU.