fbpx

SHQIPTARI NGA PRESHEVA BËNË TIFO PËR KONSTRAKTËN DHE E MBRONË ATË NGA CICËRUESIT

 

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 10. maj 2022. (Foto nga Youtube) – Ana Gjuriq, e njohur më mirë si Konstrakta, përfaqësuesja e Serbisë në Eurovizionin për këtë vit, ka një fans të madhë në Preshevë. Aktivisti Valon Arifi tha se bënë tifo për Konstraktën, pasi u sulmua nga një përdorues i Twitter nga Shqipëria për shkak të dyshimeve se ajo po e mbështetë Rusinë .

– Unë i lindur si shqiptar dhe jam krenar ani se jetoj në Serbi, por Konstrakta gjithësesi është e shkëlqyer. Performanca e saj është e nivelit të lartë. Unë jam duke bërë tifo për Anën. Njeriu duhet të jetë i shëndetshëm – ka shkruar Arifi në Facebook, në publikimin e tij nëgjuhën serbe, duke duke publikuar edhe artikullin mbi komentet e përdoruesve të Twitter nga Shqipëria, me të cilin janë marrë pothuajse të gjitha mediat në Serbi.

Përndryshe, ai ka komentuar foton e Konstraktës në të cilën ai pozon duke mbajtur në dorë flamurin serb, duke vlerësuar se ajo qëllimisht e ka përmbysur atë që të duket si flamur rus.

Bujanovaçke ka shkruar edhe për aktivistin nga Presheva, i cili ka qenë pjesëmarrës në protestën në Beograd, kur ka thënë se serbët duhet të jenë pjesë e shumicës qeverisëse në komunën e Bujanocit.

Përfaqësuesja e Serbisë me këngën “In corpore sano” do të performojë më 12 maj në mbrëmjen e dytë gjysmëfinale të Eurovizionit që po mbahet në Torino.




Leave a Reply

Your email address will not be published.