fbpx

KOALICIONI I SHQIPTARËVE NUK DO TË MERRË PJESË NË ZGJEDHJET E PËRSËRITURA NË TËRNOC, NËSE GJYKATA ADMINISTRATIVE E VËRTETON VENDIMIN E KRZ

 

Bujanoc, 11. maj 2022. Nëse Gjykata Administrative konfirmon vendimin e Komisionit Republikan zgjeedhor (KRZ), Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës “është afër vendimit” që të mos i ftojë votuesit e vet në Tërnoc që të dalin sërish në zgjedhje, mëson Bujanovaçke.

Sipas burimeve tona, Koalicioni i Shqiptarëve do të “rishikojë proceset” në të cilat komuniteti shqiptar ka hyrë deri më tani me Qeverinë e Serbisë.

Kreu i koalicionit dhe kandidati për deputet Shaip Kamberi deklaroi se “sundimi autoritar i Vuçiqit dhe Daçiqit në Beograd synon të përjashtojë ata pak shqiptarë që kanë mbetur në institucionet shtetërore”. Ai shton se ata të dy e instrumentalizuan politikisht KRZ-ën.

Gjatë kësaj jave, pra brenda afatit ligjor, ky koalicion do të ankohet në Gjykatën Administrative kundër vendimit të KRZ-ës, i cili i anuloi zgjedhjet e përsëritura parlamentare në Tërnoc të mbajtura më 28 prill, pasi miratoi kundërshtimin e Partisë socialiste të Serbisë (PSS) ndaj aktvendimit të Komisionit komunal zgjedhor në Bujanoc, e që ky i fundit më parë kishte refuzuar kërkesën e PSS-së për anulimin e zgjedhjeve për shkak të parregullsive në këtë vendvotim.

Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës, i cili në zgjedhjet e përsëritura në vendvotimin numër 6 në Tërnoc, fitoi numër të mjaftueshëm të votave për mandatin e deputetit, deklaron se vendimi i KRZ-së është i motivuar politikisht.

– Nga ky vendim del qartë se shteti nuk do asnjë shqiptar mes 250 deputetëve. Edhe pse nuk kemi marrë ende një vendim zyrtar, jemi afër mospjesëmarrjes në zgjedhjet e përsëritura, nëse edhe Gjykata administrative refuzon ankesën tonë. Ne besojmë se gjithçka është kthyer në një farsë dhe se nuk ka kuptim të iritojmë as votuesit e as veten, ndërsa për pasojë të kësaj ne do t’i rishqyrtojmë edhe të gjitha proceset e mëparshme në të cilat komuniteti shqiptar ka hyrë me shtetin, thonë jozyrtarisht brenda koalicioni.

Kujtojmë se në prag të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të 3 prillit, Qeveria e Serbisë ka aktivizuar dialogun për Planin 7-pikësh i cili përkon me integrimin e komunitetit shqiptar, për të cilin Bujanovaçke tashmë ka shkruar.




Leave a Reply

Your email address will not be published.