fbpx

MINISTRJA KOSOVARE: ËSHTË I MUNDUR VEPRIMI USHTARAK I SERBISË NDAJ KOSOVËS

 

Bujanoc, 11. maj 2022. Lufta e Rusisë kundër Ukrainës mund ta inkurajojë Serbinë që të veprojë ushtarakisht kundër Kosovës, thotë ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla.

Në fund të vizitës së saj tre-ditore në Izrael, Gervalla për Jerusalem Post thae se kishte ngjashmëri të dukshme midis veprimeve të Rusisë në Ukrainë dhe Serbisë në rajon.

“Ne jemi të shqetësuar se Ballkani mund të jetë pika e nxehtë e radhës”, tha Gërvalla.

Sipas saj, Serbia është shndërruar në një “satelit rus në Ballkan”, dhe ajo është veçanërisht e shqetësuar se Serbia ka plane ushtarake për Kosovën.

Ajo tha se forcimi i lidhjeve të Kosovës me Bashkimin Evropian do ta vononte një veprim të tillë.

– Situata është aq e paqëndrueshme saqë në kufirin tonë kemi pasë ushtrinë serbe dhe fluturime të bombarduesve MIG – 29. E dëgjoj atë retorikën e vjetër dhe shqetësohem që kjo mos të bëhet diçka më shumë se vetëm retorikë – tha Gërvalla.

Ajo shtoi se lufta midis Rusisë dhe Ukrainës dërgoi një mesazh se “kufijtë dhe problemet etnike” janë bërë pjesë e agjendave.

– Historitë për kufijtë dhe ndryshimin e kufijve në Ballkan kanë qenë gjithmonë çështje lufte – theksoi ajo.

Ajo shprehu shpresën se Izraeli, dhe të gjithë të tjerët që kanë marrëdhënie të mira me Serbinë, do t’i përdorin ato marrëdhënie të mira për të përcjellë mesazhin se tani është koha për të marrë anë, ngase më më nuk mundet që qëndrohet në dy karrige.

– Deri më tani, Serbia ka mundur të marrë para nga BE-ja dhe me ato para të blejë armë ruse, por kjo më nuk është më e mundur – tha Gërvalla.

Sipas saj, Qeveria e Serbisë duhet të dërgojë një mesazh të qartë se një luftë e re në Ballkan nuk është opsion.




Leave a Reply

Your email address will not be published.