PËR SHKA „ZËRI I LUGINËS“ 400.000 DINARË NGA KOMUNA E BUJANOCIT, BINDSHËM MË SHUMË SE TË TJERAVE

 

Bujanoc, 11. maj 2022. Tetë shoqëri kulturore artistike dhe Teatri amator i Bujanocit – TAB do të marrin para në shumë prej 2 milionë dinarë nga buxheti i Komunës së Bujanocit.

Sipas vendimit të Këshillit Komunal, më së shumti para (400.000 dinarë) janë ndarë për Shoqërinë kulturore artistike (SHKA) “Zëri i Luginës”.

Në vendin e dytë për nga shuma e grantit nga Komuna është SHKA “Jehona” me 240.000 dinarë.

Shoqëritë kulturore artistike “Kolo” dhe “Vrelo” do të marrin nga 180.000 dinarë, ndërsa “Soko” 220.000 dinarë.

200.000 dinarë janë ndarë për Teatrin amator të Bujanocit (TAB).

Konkursi për financimin e programeve vjetore të shoqërive kulturore e artistike dhe të seksioneve amatore u hap në mesin e muajit mars dhe vendimi për shpërndarjen e parave u mor më 9 maj.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *