Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 11. maj 2022. Shtëpia e shëndetit në Bujanoc ka marrë pëlqimin e ministrisë përkatëse për të punësuar dy shoferë dhe një pastruese për kohë të pacaktuar, ka konfirmuar për portalin tonë drejtoresha, Dr. Daliborka Pavlloviq.
Mirëpo, konkursi është i hapur për një pastruese dhe një shofer në Shërbimin e urgjencës, pasi sipas vendimit të gjykatës, Shtëpia e shëndetit është e detyruar të kthejë në punë shoferin që tashmë ka punuar më herët.
– Një shofer, i cili nuk ishte i kontraktuar, përmes vendimit të gjykatës do të kthehet në vendin e punës në këtë ent shëndetësor, gjegjësisht ne vetëms e transferojmë në punonjës të kontraktuar nga FRSSH, që në fakt të mbetet vakant vetëm një vend pune për shofer – thotë drejtoresha.
Konkursi për shofer dhe pastrues është publikuar të mërkurën në faqen e Ministrisë së shëndetësisë, ndërsa drejtoresha thotë se gjatë ditës do të publikohet në gazetën “Poslovi”.
Sipas kushteve të parapara me konkurs, për punën e shoferit kërkohet arsim i mesëm dhe patentë shoferi i kategorisë B dhe C.
Kërkohet arsim bazë për pastruesen e objekteve shëndetësore.
Aplikimet për shpallje dorëzohen personalisht në Shtëpinë e shëndetit çdo ditë pune nga ora 07:00 deri në 14:00 ose me postë me shënimin “Për shpallje” dhe emërtimin e vendit të punës, thuhet në njoftim.
Konkursi do të jetë i hapur për 8 ditë nga dita e publikimit në gazetën “Poslovi”.