Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 13. maj 2022. (Foto nga arkivi) – Katër maturantë të Shkolla e mesme “Shën Sava” dhe dy student të ardhshëm nga Shkolla e mesme “Sezai Suroi” do të marrin bursa studentore nga Trupi koordinues në vlerë prej 30 mijë dinarë në muaj, ka vendosur komisioni i Komunës së Bujanocit.
Bursa përfituan Blenda Hyseni dhe Alejna Nuhiji nga Shkolla e mesme “Sezai Suroi”, kurse Dejan Vukadinoviq, Stefan Stoshiq, Lluka Milosavleviq dhe Bogdan Matiq nga ajo “Sveti Sava”.
Trupi koordinues fillimisht siguroi mjete për katër bursa për komunën e Bujanocit, por më vonë u shfaq mundësia edhe për dy të tjera.
– Edhe Komuna e Preshevës është dashur t’i ndajë katër bursa, por i kanë ndarë vetëm dy për shkak të konkurrencës më të dobët. Ne e shfrytëzuam këtë mundësi dhe siguruam dy bursa shtesë për studentët e ardhshëm nga Bujanoci – sqaroi kryeshefi i Drejtoratit për shërbime publike, Fejzi Beqiri.
Beqiri është edhe kryetar i komisionit i cili nga dhjetë kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë, përcaktoi gjashtë më të mirët, të cilët gjatë vitit të parë të studimeve do të shpërblehen nga Trupi Koordinues me 30.000 dinarë në muaj (për 9 muaj).
Kjo është një renditje paraprake dhe kandidatët që kanë mbetur “nën prag” kanë të drejtë të kundërshtojnë brenda tetë ditëve.