Bujanoc, 13. maj 2022. Paratë e marra nga padia ndaj gazetës Kurir, Dragan Antiq Recko -kryetari i KF “Dinamo” nga Vranja, i ka dhënë për trajtimin e Vukan Stoiljkoviqit nga Vranja. Bëhet fjalë për 160.964 dinarë.
Vranjenews kujton se vendimi i Gjykatës së lartë në Beograd dëshmoi se Antiq nuk i ka kurdisur ndeshjet për të cilat ishte akuzuar, thuhej në kumtesën e klubit nga Vranja, nga shkurti i këtij vitit.
Asokohe nga Dinamo thuhej “edhe teksti i publikuar në të përditshmen Kurir (25 maj 2019) nuk është i vërtetë”.
“Ky tekst i bëri dëm të madh Antiqit dhe Dinamos. Drejtësia erdhi pas dy vitesh të plota, por stresi dhe shqetësimet e përjetuara nga Antiq, por edhe klubi, janë të pariparueshme”, thonë zyrtarët e këtij klubi.
Ish-trajneri i Dinamos vendosi që paratë nga rasti i fituar me rrugë gjyqësore e që përkojnë me zhdëmtimin dhe rimbursimin e shpenzimeve të procedurës, t’i orientojë për trajtimin e Vukan Stoilkoviqit.
Terapia Zolgensmon në Budapest kushton 2.5 milionë euro ndërsa familjes i mungojnë edhe 500 mijë të tjera. Termini i lirë për pranimin Vukanit në spitalin hungarez është konvokuar për 18 maj dhe se pjesa tjetër duhet të grumbullohet sa më shpejt që të jetë e mundur.
Andaj ndihmat mund të dërgohen me SMS në numrat 1239 në 3030.