Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 16. maj 2022. (Foto nga profili i Komunës në Facebook) – Të gjithë ata që kanë zënë hapësira publike pa autorizim, sot do të përballen me inspektorët komunal. Inspektorët kanë në shënjestër dyqanet që ekspozojnë mallra në trotuar përgjatë rrugës kryesore dhe pronarët e veturave të parkuara, pasi që – siç thuhet në njoftimin e Komunës – pengojnë lëvizjen e qytetarëve.
– Të gjithë u urdhëruan të lirojnë hapësirat publike. Inspektorët kapën në flagrancë dhe gjobitën personat fizikë dhe kompanitë që hedhin mbeturina jashtë vendit të caktuar – bëhet e ditur nga Inspektorati i Komunës.
Ata u bënë thirrje të gjithëve që të kontribuojnë në ruajtjen e mjedisit dhe t’u përmbahen rregullave.
Qytetarët mund të raportojnë për çdo shkelje të ligjit për mbrojtjen e mjedisit në e-mailin inspekcija@bujanovac.rs – thonë inspektorët.
Nëse inspeksioni ka reaguar në ndonjë mënyrë për zjarret disaditore në deponinë e Bujanocit, portali ynë ka tentuar ta kuptoj nga Metin Ramizi, kryeshefi i këtij Drejtorati, por ai nuk është përgjigjur.