VUKANI I VOGËL RRUGËS PËR NË SPITAL

Shkruan: D. Stoshiq

Bujanoc, 18. maj 2022. Foshnja nëntë muajshe nga Vranja, Vukan Stoilkoviq, në momentin e fundit është nisur për në Budapest për të marrë ilaçin më të shtrenjtë në botë dhe për të mposhtur atrofinë muskulare kurrizore.

Prej më shumë se dy muajsh, që kur u bë e ditur për sëmundjen e Vukanit të vogël dhe se për trajtimin e tij nevojiten 2.5 milionë euro, njerëz të shumtë janë organizuar dhe ofruar ndihmë përmes aktiviteteve bëmirëse.

Falë tyre, Vukani është nisur në momentin e fundit drejt Budapestit, ku për ditën e sotme ishte parashikuar të shtrohej në spital.

Më shumë se një milion dinarë u grumbulluan në aksionet humanitare të bujanocasve dhe banorëve të fshatrave përreth, duke ofruar ndihmë për Vukanin e vogël përmes nismave individuale.

Bujanovaçke ishte ndër mediat e para që shkruajtën për Vukanin ndërsa qytetarët tanë treguan humanizëm me veprime të përbashkëta dhe se për këtë qëllim mblodhën pak më shumë se 1.1 milion dinarë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *