fbpx

OMUNA E BUJANOCIT: KONKURS PËR PUNËSIMIN E DY PERSONAVE NË KOHË Ë PACAKTUAR

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 17. maj 2022. Komuna e Bujanocit ka shpallur edhe një konkurs për punësim me kohë të pacaktuar në Administratën Komunale por kësaj radhe bëhet fjalë për plotësimin e dy vendeve të lira në administrimin e regjistrit të zgjedhësve.

Siç thuhet në konkursin e shpallur sot, ndërsa ndër kushtet e parapara kërkohet shkalla e katërt e përgatitjes profesionale në drejtimin social ose teknik-natyror, provimi i dhënë shtetëror dhe, të paktën pesë vjet përvojë pune në profesion dhe njohuri në punën me kompjuter.

Ky është konkursi i tretë për punësim në komunë që nga fillimi i vitit dhe dy vendet e mëparshme i kanë fituar kandidatët në lidhje familjare apo partiake me kryetarin Nagip Arifi.

Afati 15-ditor i aplikimit fillon të mërkurën (18 maj).

Si në dy rastet paraprake, Bujanovaçke do ta përcjellë dhe do të raportoj për rezultatin e kësaj procedure.




Leave a Reply

Your email address will not be published.