fbpx

DR PAVLLOVIQ: SHTËPIA E SHËNDETIT KTHEHET NË REGJIMIN E RREGULLT TË PUNËS

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 19. maj 2022. Drejtoresha e Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, Dr. Daliborka Pavlloviq, tha se gjendja epidemiologjike në komunë është shumë më e mirë në krahasim me fillimin e vitit dhe se nga fillimi i muajit janë regjistruar vetëm 9 raste me Covid – 19.

– Në muajt e fundit situata është qetësuar ndjeshëm. Në muajin prill janë konfirmuar 23 raste me Covid – 19, ndërsa këtë muaj kemi 9 raste pozitive. Në përgjithësi është reduktuar numri i i vizitave mjekësore në Ambulancën Kovid, ku zakonisht kryhen 20 deri në 50 ekzaminime gjatë ditës – tha dr Pavlloviq të mërkurën, në seancën e Këshillit komunal për siguri dhe parandalim të kriminalitetit.

Sipas saj, 16 mijë e 296 qytetarë tashmë kanë marrë dy doza të vaksinave, 4 mijë e 200 janë vaksinuar me tri doza, ndërsa 12 persona kanë marrë dozën e katërt.

“Me përmirësimin e situatës me Covid – 19, po i rikthehemi funksionimit normal dhe po punojmë me kapacitet të plotë për të mirën e qytetarëve që kanë nevojë për trajtim”, tha ajo.

Drejtoresha theksoi se planifikohet që në periudhën e ardhshme, me iniciativë të Institutit “Batut” dhe në bashkëpunim me Institutin kompetent të Shëndetit publik, të zbatohet Plani i veprimit për zbulimin e hershëm të kancerit te popullata e moshës 55 deri në 75 vjeç.




Leave a Reply

Your email address will not be published.