POLICIA: NGA FILLIMI I VITIT 2021 NË KOMUNËN E BUJANOCIT JANË PASIVIZUAR 84 ADRESA

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 19. maj 2022. Nga fillimi i vitit të kaluar deri në prill të këtij viti, në komunën e Bujanocit është pasivizuar vendbanimi i 84 qytetarëve, tregojnë të dhënat zyrtare të Policisë së Bujanocit, të cilat praktikisht mohojnë pretendimet e përfaqësuesve politikë shqiptarë për pasivizime masive të shqiptarëve nga regjistrat.

Të dhënat për masivizimin e vendbanimit janë prezantuar në seancën e së mërkurës të Këshillit komunal për siguri dhe parandalim të kriminalitetit nga kryeshefi i Stacionit policor në Bujanoc, Goran Saviq.

Në të njëjtën periudhë, në Komunën e Bujanocit ka pasur 1.523 aplikime të qytetarëve të rinjë për regjistrimin e vendbanimit.

Saviq e informoi Këshillin se gjendja e sigurisë në komunë është kryesisht stabile, meqë gjatë këtij viti ka pasur një rënie të numrit të veprave penale në krahasim me vitin e kaluar.

Megjithatë, ka pasur një rritje të krimeve të sigurisë në trafik.

“Fatmirësisht nga gjithsej 11 aksidente komunikacioni, asnjë nuk ka pasur fatalitet, por me të lënduar dhe dëme materiale”, tha Saviq.

Kryetari i Bashkësisë lokale Bujanoc, Aca Veljkoviq, në seancë ka shprehur shqetësimin për zjarrin në deponinë e qytetit dhe ndotjen e ajrit, thuhet në njoftim.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *