fbpx

AFATI PËR VENDOSJE MBI ZGJEDHJET NË TËRNOC SKADON TË SHTUNËN

Bujanoc, 20. maj 2022. Gjykata Administrative në Nish nuk ka vendosur ende nëse zgjedhjet parlamentare në Tërnoc do të përsëriten për herë të tretë ndërsa afati për të vendosur mbi këtë çështje skadon të shtunën (21 maj).

Në përgjigjen e Gjykatës për portalin Folonline thuhet se ankesa e Koalicionit të shqiptarëve të Luginës është dërguar me postë, ka mbërritur më 17 maj, ndërsa dosja dhe përgjigja e Komisionit republikan zgjedhor ditën e nesërme.

Gjykata kujton se ligji parashikon që vendimi mbi ankesën duhet të merret brenda 72 orëve nga marrja e ankesës dhe të gjitha dosjeve të çështjes.

Duke pasur parasysh se KRZ-ja shkresat e lëndës i ka dorëzuar më 18 maj, më së voni deri të shtunën (21 maj) do të dihet nëse banorët e Tërnocit do të shkojnë në zgjedhje për herë të tretë.

Koalicioni i shqiptarëve të Luginës apeloi vendimin e Komisionit republikan zgjedhor (KRZ), me të cilin u anuluan zgjedhjet e përsëritura të mbajtura më 28 prill, pas kundërshtimit të ushtruar nga PSS-ës.




Leave a Reply

Your email address will not be published.