KAMBERI: DUHET BOJKOTUAR ZGJEDHJET E REJA NË TËRNOC

 

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 20. maj 2022. Lideri i Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, Shaip Kamberi, është pro bojkotit të zgjedhjeve parlamentare, të cilat do të mbahen për herë të tretë në vendvotimin numër 6 në Tërnoc.

– Partia për Veprim Demokratik (PVD) dhe partnerët tanë të koalicionit do të propozojnë bojkotimin e zgjedhjeve që do të përsëriten në Tërnoc. Megjithatë, vendimi përfundimtar do të merret në ditët në vijim, pas një analize të hollësishme të situatës. Megjithatë, nuk dua të jem deputet i një shteti autoritar me demokraci hibride – thotë Kamberi.

Ai foli pasi Gjykata Administrative miratoi aktgjykim me të cilin refuzoi ankesën e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, të ushtruar kundër vendimit të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve, me të cilin anuloheshin zgjedhjet në vendvotimin nr.6 në Sh.F. “Muharrem Kadriu”.

Ai ka vlerësuar se “një vendim i tillë i gjykatës së politizuar e bën të pamundur që shqiptarët e Luginës së Preshevës të përfaqësohen në institucionin më të lartë të këtij shteti”.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *