NJOFTIME PËR BOMBA EDHE NË SHKOLLAT E BUJANOCIT

 

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 20. maj 2022. Të premten në mëngjes edhe disa shkolla fillore në komunën e Bujanocit kanë marrë njoftime për bomba, mësonë Bujanovaçke. Nga shkolla fillore “Branko Radiçeviq” tashmë janë evakuuar nxënësit e klasës së parë dhe të dytë, të cilët për shkak të renovimit janë të vetmit që vijojnë mësimin në shkollën amëz, ka konfirmuar për portalin tonë drejtori Nenad Tasiq.

Tasiq thotë se e-mail-i me njoftimin për bombën ka mbërritur mëngjesin e sotëm, pas së cilës menjëherë ka njoftuar policinë, e cila ka urdhëruar evakuimin.

Në dy shkollat e mesme “Sezai Suroi” dhe “Sveti Sava” nuk ka pasur raportime të tilla”, kanë konfirmuar drejtorët.

Siç thonë ata, shkollat janë gati për atë skenar dhe kanë përcaktuar plane evakuimi.

Njoftimet për vendosjen e mjeteve shpërthyese kanë arritur në adresat e postës elektronike të 134 shkollave fillore dhe të mesme në Serbi, duke përfshirë shkollat në rrethin e Pçinjës, njoftoi sot Ministria e Arsimit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *