RAGMI MUSTAFA TARGETON ZVONKO STOJANOVIQIN

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 21. maj 2022. Pasi Gjykata Administrative refuzoi ankesën e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH), Ragmi Mustafa, tha se “Tërnoci nuk do t’i harrojë emrat e Zvonimir Stojanoviqit dhe shokëve të tij”.

Bujanocasi Zvonimir Stojanoviq ishte kryetar i Këshillit zgjeedhor në vendvotimin numër 6 në Tërnoc, ku më 28 prill u përsëritën zgjedhjet parlamentare, të cilat me vendim të gjykatës u anuluan.

Çfarë saktësisht do të thotë mesazhi i cili, thënë më së buti tingëllon jo me qëllim të mirë, ndërsa mund të kuptohet si kërcënim dhe “targetim”, Bujanovaçke e pyeti kryetarin e KKSH-së ndërkohë ai u përgjigj se aktualisht është jashtë vendit dhe do të përgjigjet më vonë.

Mustafa ka përmendur Stojanoviqin në fund të postimit të tij në Facebook, në të cilin ka vlerësuar se vendimi i Gjykatës, që nënkupton përsëritjen e zgjedhjeve për herë të tretë, është i turpshëm dhe se ai ka treguar se Serbia nuk dëshiron që shqiptarët të jenë pjesë e institucioneve përfaqësuese.

Si kryetar i Këshillit zgjedhor të atij vendvotimi, i caktuar në emër të Partisë përparimtare serbe (PPS), pas votimit të përsëritur më 28 prill, ai ka shënuar në procesverbal një sërë parregullsish që kanë ndodhur në vendvotim gjatë ditës së zgjedhjeve.

Në ato zgjedhje, Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës arriti të marrë një numër të mjaftueshëm votash për mandatin e deputetit për Shaip Kamberin.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *