KOALICIONI I SHQIPTARËVE EDHE MË TUTJE PA NJË QËNDRIM ZYRTAR MBI NDALJEN NË ZGJEDHJET E 27 MAJIT, VENDIMI MERRET SONTE

Bujanoc, 23. maj 2022. (Foto: vendvotimi numër 6) – Koalicioni i shqiptarëve të Luginës të hënën në mbrëmje do të vendosë nëse do t’i ftojë votuesit që më 27 maj të dalin për herë të tretë në zgjedhjet parlamentare në Tërnoc, në të cilat po vendoset nëse lideri i saj Shaip Kamberi do të bëhet deputet.

Kamberi paraprakisht kishte deklaruar se zgjedhjet në vendvotimin numër 6 në Shkollën fillore “Muharrem Kadri” duhet të bojkotohen, mirëpo Brenda partnerëve të koalicionit ka edhe qëndrime që votimi të bëhet për të “mbrojtur vullnetin e qytetarëve”.

Sipas burimeve tona, Koalicioni i Shqiptarëve kërkon të luftojë për të drejtat e komunitetit të tyre institucionalisht, por në rast të bojkotit dhe moshyrjes në parlament, kjo lloj lufte do të ndryshonte:

-Pas vendimit të Gjykatës Administrative me të cilën aprovohet ankesa e PSS-së dhe anulimin e zgjedhjeve të përsëritura në Tërnoc, më 28 prill, me të cilin Koalicioni i Shqiptarëve fitoi mandatin e deputetit, është një dilemë e madhe nëse shteti e dëshiron integrimin e plotë të shqiptarëve. Shqiptarët janë vazhdimisht pjesë e parlamentit që nga viti 2007 dhe nuk kanë marrë asnjëherë pjesë të pushtetit dhe tani vetëm duam të luftojmë në institucione për zbatimin e marrëveshjeve të miratuara nga qeveritë e mëparshme serbe, në radhë të parë planin 7-pikësh të miratuar në 2013. – tha për Bujanovaçke njohësi i zhvillimeve brenda Koalicionit të shqiptarëve.

Ai shton se me përsëritjen e zgjedhjeve del qartë se “sistemi shtetëror është kundër përfaqësimit legjitim të shqiptarëve”.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *