LIROHET MBAJTJA DREJTORI LIKUIDUES I ISH DREJTORISË PËR NDËRTIM

 

Bujanoc, 23. maj 2022. Personi përgjegjës i ish- Drejtorisë për ndërtim, F.I. (1969), i cili u arrestua mëngjesin e së hënës, u lirua pas dhënies së deklaratës, konfirmohet për portalin tonë në Partinë për Veprim Demokratik (PVD), anëtar i së cilës ai është.

Siç thonë në PVD, F.I. nuk u arrestua por u ndalua për deklarim në prokurori.

MPB-ja më herët kishte njoftuar se F.I. arrestohet si person përgjegjës i ish –NP Drejtoria për tokë ndërtimore, urbanizëm, rrugë dhe çështje banesore në Komunën e Bujanocit, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të punës nga pakujdesia gjatë ushtrimit të këtij funksioni.

“I dyshuari akuzohet se në cilësinë e drejtorit likuidues në këtë ndërmarrje publike, nuk ka përfshirë në bilancin fillestar të likuidimit kërkesat që Drejtoria ka ndaj personave fizikë në bazë të qirasë së tokës ndërtimore urbane, për vendosjen ebjekteve të parafabrikuara, për të cilin ishte i detyruar ta përpilonte si raport financiar të jashtëzakonshëm. Në atë mënyrë e ka dëmtuar komunën e Bujanocit për 2.5 milionë dinarë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *