NË REGJISTRIMIN E POPULLISË PA DOKUMENTE PERSONALE

 

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 25. maj 2022.– Regjistrimi I popullsisë në Serbi, i cili do të bëhet në tetor, do të jetë plotësisht në përputhje me të gjitha standardet evropiane dhe mendoj se nuk do të ketë arsye për bojkot nga komuniteti shqiptar, tha për portalin tone gjatë qëndrimit të sotëm në Bujanoc , ambasadori i misionit të OSBE-së në Serbi, Jan Bratu. Shefi i Misionit të OSBE-së, ministrja për të drejtat e njeriut dhe të pakicave, Gordana Çomic dhe drejtori i Entit republikane satatistikor, Milladin Kovaçeviq, ishin në Bujanoc për të diskutuar me kryetarin e Bujanocit Nagip Arifi rreth regjistrimit të ardhshëm të popullsisë.

Bratu tha se ka mbetur që të ofrohet një prpëgjigje për disa çështje dhe të plotësohen detajet që do të kërkohen nga komuniteti shqiptar, ndërkaq se si do të duket regjistrimi ai këtë e sqaroi në mënyrë figurative.

– Për t’u regjistruar nuk do të kërkohen dokumente. Kështu dikush mund të thotë se biri im Shpëtimi aktualisht nuk jeton këtu, por gjendet në Gjermani, mirëpo Shpëtimi do të regjistrohet si banor i Bujanocit apo i ndonjë vendbanimi tjetër, por nuk është rezident – ka thënë Bratu.

Ai shtoi se anëtarët e familjes, madje edhe fqinjët do të mund t’u japin regjistruesve informacione për anëtarët e tjerë të familjes, të cilët në momentin e regjistrimit nuk gjenden në shtëpi, në mënyrë që edhe ata të numërohen (regjistrohen).

Se ky është modeli i regjistrimit është sipas standardeve evropiane e konfirmoi edhe ministrja.

Ajo theksoi se ky takim tregon se asgjë nuk do të bëhet pa praninë e shqiptarëve në tryezë bisedimesh sa i përket temave që kanë të bëjnë me këtë komunitet, ndërkaq dhe njëra prej tyre është regjistrimi.

– Nuk do të gjejmë zgjidhje për regjistrimin e shqiptarëve në Serbi pa propozimin e përfaqësuesve të pakicës shqiptar dhe e ardhmja e kësaj pjese të Serbisë nuk do të planifikohet pa propozimin e shqiptarëve. Ky është qëllimi ynë dhe ne duam të krijojmë një ndjenjë tek shqiptarët se është mirë të shkohet në regjistrim, se regjistrimi është një proces i monitoruar, i kontrolluar dhe i financuar nga Bashkimi Evropian dhe se regjistrimi është në interes të komunitetit shqiptar, por edhe i Serbisë në tërësi – tha ministrja.

Duke folur për çështjet dhe detajet, për të cilat kërkoi përgjigje nga Çomiq dhe Kovaçeviq, Arifi vuri theksin te komisioni i regjistrimit në nivel të vetëqeverisjes lokale, instruktorët, regjistruesit dhe nëse formulari do të jetë dygjuhësh.

Ai theksoi se ka marrë një premtim dhe garanci se për këtë çështje do të marrë përgjigje brenda pakë ditëve.

– Mund të them se ligji aktual për regjistrimin e popullsisë është përmirësuar dukshëm në drejtim të standardeve evropiane në raport me ligjin e mëparshëm. Ne kemi garanci edhe nga ambasadori edhe nga ministri, por do të shohim kur të marrim përgjigjet konkrete – tha Arifi pas takimit.

Komuniteti shqiptar në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë bojkotoi regjistrimin e vitit 2011.

Për këtë arsye, në vitin 2015, ekspertët e bashkësisë ndërkombëtare kanë vlerësuar numrin e banorëve në tri komuna, sipas të cilëve komuna e Bujanocit në vitin e regjistrimit ka pasur 38.300 banorë, komuna e Preshevës 29.600 dhe komuna e Medvegjës 7.442 banorë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *