MINISTRJA ÇOMIQ: PO FILLON PUNËSIMI I SHQIPTARËVE NË FIRMA DHE INSTITUCIONET SHTETËRORE

 

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 26. maj 2022.– Një pjesë e marrëveshjes për punësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe publike tashmë është arritur dhe deri në qershor do të dihet se çfarë do të bëjë shteti për punësimin në Shtëpinë shëndetit në Bujanoc, Spitalin e Vranjës, kompanitë e infrastrukturës publike dhe Byronë republikane të statistikave, tha të mërkurën në Bujanoc, Ministrja për të drejtat e njeriut dhe të pakicave dhe për dialog social, Gordana Çomiq.

Ajo bëri të ditur se një raund tjetër dialogu ndërmjet përfaqësuesve të komunitetit shqiptar dhe shtetit do të mbahet deri në fund të muajit të ardhshëm.

– Në atë takim do të kemi të përmbledhur gjithçka që kemi thënë se mund të bëhet, çfarë kemi bërë dhe çfarë nuk kemi bërë ende dhe për çka jemi përgjegjës – tha për Bujanovaçke ministrja Çomiq.

Për punësimin, përkatësisht integrimin e shqiptarëve nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja është duke punuar grupi punues i përbërë nga përfaqësues të Trupit koordinues, ministrive dhe Këshillit kombëtar të Shqiptarëve.

Grupi punues është formuar pas takimit në kuadër të dialogut të mbajtur në fillim të marsit të këtij viti, për të cilin Bujanovaçke tashmë ka shkruar.

– Po punohet që marrëveshja për respektimin e ligjit për praninë e shqiptarëve në strukturat publike të zbatohet realisht – thotë ministrja.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *