fbpx

SASHA ARSIQ: KEMI EMËRUAR SHQIPTARËT PËR T’I RUAJTUR KUTITË NË DITËN E ZGJEDHJEVE NË TËRNOC

 

Bujanoc, 26. maj 2022.– Të bashkuar për fitoren e Serbisë në zgjedhjet e përsëritura në Tërnoc do të kenë dy anëtarë të Këshillit zgjedhor dhe kjo listë vendosi të jenë nga shqiptarët, tha për Bujanovaçke, Sasha Arsiq, kryetar i këshillit rajonal i Partisë Popullore, pjesë e këtij koalicioni.
Sipas tij, pas kritikave se për herë të parë nuk kanë pasur “roje në kutitë e votimit” në zgjedhjet e përsëritura në qendrën e votimit numër 6 në shkollën fillore “Muarem Kardiu”, është marrë vendim që më 27 maj këta të jenë shqiptarë, sepse, siç tha ai, “në Tërnoc kemi pasur vota në zgjedhjet parlamentare dhe sigurisht kemi simpatizantët tanë në mesin e shqiptarëve”.

-Ndoshta dikujt mund t’i pengojë ky fakt, por mua personalisht jo, ngase nuk më ka penguar kur në emër të Listës zgjedhore Amaneti i muftiut në tërë komunën e Bujanocit janë vendosur anëtarë të SNS-së, ose thënë ndryshe ish – çetnikët e Vojës. Besojmë se është mirë që të gjithë qytetarët e Bujanocit të kenë sa më shumë deputetë, andaj Shaip Kamberit dhe Nenad Mitroviqit i uroj fat në arritjen e këtij qëllimi. Ne e konsiderojmë të rëndësishme që shoqërinë tonë multietnike dhe multikulturore, me të gjitha të metat dhe virtytet, ta prezantojmë në parlament, thotë Arsiq.

Të premten, më 27 maj, 1089 qytetarë të Tërnocit të do të votojnë për herë të tretë në këtë cikël zgjedhor, ndërsa Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës po lufton për një mandat deputeti.




Leave a Reply

Your email address will not be published.