DERI NË ORA 10–TË, NË TËRNOC KANË VOTUAR 6% E QYTETARËVE

Bujanoc, 27. maj 2022.– Në zgjedhjet parlamentare në vendvotimin numër 6 në Tërnoc, të cilat sot po përsëriten për herë të dytë, deri në orën 10-të kanë votuar 70 qytetarë (6,4 për qind) nga 1089 me të drejtë vote.

Kryetari i këshillit zgjedhor, Millovan Alleksiq, i tha Bujanovaçkes se deri më tani nuk ka pasur parregullsi apo probleme.

– Votimi u zhvillua pa pengesa dhe sipas rregullave. Dua të veçoj vetëm se janë kthyer 15-20 qytetarë, sepse nuk kanë të drejtë të votojnë në këtë vendvotim – thotë Alleksiq.

Ai shtoi se vendvotimi u hap në orën 7:10 të mëngjesit dhe se të pranishëm ishin 90 për qind e anëtarëve të Këshillit zgjedhor.

Në vendvotim dhe rreth tij nuk ka njerëz të tubuar, ndërsa pas orës 15 pritet një numër më i madh i votuesve.

Rreth 650 vota duhen për t’i siguruar një mandat deputeti Shaip Kamberit, kryesuesit të listës së Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *