Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 27. maj 2022.– Komuna e Bujanocit ka publikuar shpalljen për dhënien me qira të gjashtë kiosqeve në sheshin e qytetit. Zgjedhja e qiramarrësve varet nga shuma e qirasë së ofruar, ndërkaq çmimi fillestar është 1000 dinarë për metër katror.
Të gjashtë kiosqet aktualisht janë të dhëna me qira, ndërsa kryetari i komisionit që do ta bëjë procedurën e qiradhënies, Refik Semsedini, thotë për Bujanovaçke se qiramarrësit aktualë duhet të konkurrojnë si gjithë të tjerët, gjegjësisht se nuk janë të privilegjuar në raport me qiramarrësit e tjerë potencial.
– Kontrata e qirasë mund të vazhdohet maksimumi për katër vjet pas publikimit të shpalljes – thotë Semsedini.
Të gjitha kiosqet kanë një sipërfaqe prej nëntë metrash katrorë, që do të thotë se çmimi minimal i qirasë është 9000 dinarë.
Semsedini shtoi se çmimi minimal për metër katror është rritur për 200 dinarë në krahasim me herën e kaluar.
Në rast se dy ose më shumë oferta janë identike, përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet përmes shortit.
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 7 qershor.
Të gjitha detajet e konkursit mund t’i shihni KËTU.