NË FAKULTETIN EKONOMIK NË BUJANOC MBAHET PANAIRI I PUNËSIMIT

Shkruan: D. Stoshiq

Bujanoc, 26. maj 2022.– Qytetarët e papunë të Bujanocit do të kenë mundësi të gjejnë punë në Panairin e parë të punësimit, i cili do të mbahet të premten (27 maj) në departamentin e Fakultetit Ekonomik të Suboticës, në Bujanoc.

Siç tha për portalin tonë Ermal Rexhepi, koordinator i departamentit, rreth 30 kompani nga rrethi i Pçinjës para vizitorëve do të prezantojnë biznesin e tyre dhe nevojat për vende të reja pune.

“Për herë të parë organizohet panairi i punësimit në Bujanoc dhe kjo është një mënyrë për t’u ndihmuar të rinjve, të diplomuarve dhe të papunëve që të kontaktojnë më lehtë me punëdhënësit – thotë Rexhepi.

Ai shtoi se vizitorët dhe të interesuarit për punësim duhet të sjellin CV-në dhe letrën e motivimit.

Panairi organizohet nga Fakulteti Ekonomik në Bujanoc me mbështetjen e Komunës së Bujanocit, Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Shërbimit Kombëtar të Punësimit (SHKP).

Panairi do të hapet në orën 9.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *