FESTIVALIN REGJIONAL SHPËRBLIME PËR TEATRIN E BUJANOCIT, OVACIONE PËR AKTORËT E RINJË NGA LEVOSOJA

 

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 29. maj 2022. – Teatri Amator i Bujanocit (TAB), me studion e tij aktrimit të përbërë nga nxënës të shkollës fillore “Vuk Karaxhiq” në Levosoje, fitoi tre çmime në Festivalin Rajonal të Teatrove Amatorë të jugut të Serbisë, të mbajtur në Leban.

Aktorët e rinj nga Levosoja kënaqën publikun dhe jurinë e festivalit me shfaqjen “Vuk Karaxhiq për herë të dytë në mesin e serbëve”, për të cilën tekstin e ka shkruar profesoresha e tyre e gjuhës dhe letërsisë serbe Danijella Stojanoviq.

Ata u shpërblyen me vendin e tretë në konkurencën e shfaqjeve për fëmijë.

Stefana Stojmenoviq mori çmimin për rolin më të mirë episodik femëror dhe profesoresha Stojanoviq për tekstin origjinal dramatik.

Ljubisha Çolloviq nga TAB thotë me krenari se janë shpëblyer anëtaret me përvojë të gjatë të kësaj trupe teatrore amatore.

– Jozyrtarisht kemi marrë çmimin e publikut për shfaqjen më të mirë – thotë Çolloviq.

Shfaqja ka pasur premierën e saj në Bujanoc, më 19 maj, ndërkaq Çolloviq paralajmëron paraqitje të tjera në mbarë vendin.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *