RAKETAT KUNDËR BRESHËRIT PARANDALUAN DËMET NGA BRESHËRI NË TERRITORIN E BUJANOCIT

 

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 30. maj 2022. (Foto nga lexuesi) – Stuhia me reshje të dendura shiu dhe breshëri që ka goditur pasditën e së dielës Bujanocin dhe vendbanimet afër tij, nuk ka shkaktuar dëme të mëdha, thotë Ali Aslani – kryeshef i Shtabit komunal për situata emergjente.

Ai ka konfirmuar për Bujanovaçke se qytetarët nuk kanë kërkuar ndihmë nga Shtabi dhe Njësia e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit dhe se deri më tani nuk ka raportime për dëme në infrastrukturë dhe të mbjellat bujqësore.

Asllani është përgjigjur pozitivisht në pyetjen e Bujanovaçkes nëse stacionet kundër breshrit në komunë janë funksionale dhe a kanë funksionuar të dielën, duke pasur parasysh se për një periudhë të shkurtër kohore kishte rënë edhe breshër.

– Kemi gjashtë stacione funksionale, disa prej të cilave kanë funksionuar dje dhe javën e kaluar. Stacionet janë gjithmonë në gatishmëri dhe funksionojnë kur është e mundur, ekskluzivisht në koordinim me Qendrën e radarit në Kukavicë – thotë Asllani.

Në territorin e komunës janë vendosur stacione kundër breshrit në fshatrat Jastrebac, Lilancë, Bërnjarë, Karadnik, Llopardincë dhe Letovicë.

Reshjet e dendura të shiut sërish shkaktuan vërshime në disa lokacione në Bujanoc, ndërsa qarkullimi afër Shkollës së Muzikës, në qendër të qytetit, ishte tërësisht nën ujë, siç dëshmojnë fotot dhe videot e publikuara me këtë rast.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *