SUKSES HISTORIKË, LUGINA NGA PRESHEVA NË ZONËN JUG TË FUTBOLLIT

 

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 30. maj 2022. – Klubi futbollistik “Lugina” nga Presheva është kampion i Ligës së Qarkut të Pçinjës ndërsa sezonin e ardhshëm do të garojë në Zonën Jug.

Skuadra e Preshevës siguroi një rang më të lartë garash në xhiron e fundit të luajtur të dielën, me fitoren bindëse ndaj KF Radniçki 2021 nga Vranja (7:0), duke lënë pas Mineralac nga Vranjska Banja për shkak të golaverazhit më të mirë.

Nga sezoni i ardhshëm në Zonën Jug do të luajnë dy klube që grumbullojnë shqiptarët, duke pasur parasysh se nga viti i kaluar në këtë rang garon edhe KF Tërnoci nga Tërnoci, afër Bujanocit.

Rivalët e mëdhenj nga Tërnoci ishin ndër të parët që uruan KF “Lugina” për plasmanin e tyre në rang më të lartë garash me mesazhin “shihemi në derbin e shqiponjave”.

Edhe kryetari i komunës, Shqiprim Arifi, ka uruar klubin nga Presheva për suksesin historik, duke falënderuar lojtarët që i kanë preshevarët të ndjehen krenar për suksesin e tyre.

BSK nga Bujanoci e përfundoi sezonin në vendin e tretë me 37 pikë, 10 më pak se kampioni i sivjetëm.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *