Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 02 qershor 2022. Komisioni Komunal i Zgjedhjeve (KKZ) në Bujanoc e hodhi poshtë kërkesën e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës për anulimin e zgjedhjeve të përsëritura parlamentare në vendvotimin nr. 6 në Tërnoc, të mbajtura më 27 maj.
Nëntë anëtarë të KKZ-së përfaqësues të partive dhe listave zgjedhore serbe – të cilat përbëjnë shumicën në përbërjen e Komisionit, kundër miratimit të kërkesës.
Në anën tjetër ishin shtatë përfaqësues të partive shqiptare.
Në ankesë janë cekur tre arsye për anulimin e zgjedhjeve – shkelje e fshehtësisë së votimit, mundësimi për të votuar i personit pa dokumente personale dhe mbyllësja e sigurisë në thesin e materialit të votimit, të cilën, sipas arsyetimit të Kërkesës së Koalicionit shqiptar, këshilli i votimit dyshohet se nuk ia ka dorëzuar KKZ-së pas mbylljes së vendvotimit.
Koalicioni shqiptar pretendon se është cenuar fshehtësia e votës gjatë përpunimit të votave të qytetarëve që kanë votuar jashtë vendvotimit.
Sipas pretendimeve nga denoncimi, votimi është mundësuar për të njëjtin person, për të cilin PSS më herët pretendonte se kishte votuar pa dokumente personale, kështu që zgjedhjet e 28 prillit u anuluan.
KKZ-ja konstatoi se ekstrakti nga lista e votuesve përmban nënshkrimin e personit me numër rendor 868, si dëshmi se personi në fjalë ka votuar, ndërkohë që Koalicioni ka dorëzuar konfirmimin nga organet kompetente se qytetari nuk ka dokument biometrik.
Koalicioni shqiptar i udhëhequr nga Shaip Kamberi më herët kishte paralajmëruar se do të luftojë për anulimin e zgjedhjeve dhe votime të reja para Komisionit Republikan të Zgjedhjeve (KRZ) dhe Gjykatës Administrative.