Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 04 qershor 2022. Komuna e Bujanocit dhe Likova e Maqedonisë Veriore do të aplikojnë bashkërisht për rreth 200.000 euro nga fondet e Bashkimit Evropian me projekte për zhvillimin e turizmit. Nëse projektet pranohen, do të investohet në liqenin e Bujanocit dhe Likovës.
Në seancën e sotme Këshilli komunalmiratoi Vendimin për projektin dhe pjesëmarrjen në thirrjen e dytë të Programit për bashkëpunim ndërkufitar “Serbi – Maqedonia e Veriut”.
Siç u tha në seancë, shuma e përgjithshme e mjeteve të planifikuara do të ndahej përgjysmë në mes të Bujanocit dhe Likovës.
Kryetashefja e Drejtoratit për Investime dhe zhvillim, Fazila Azemoviq, më herët i tha Bujanovaçkes se projekti parasheh rregullimin e gjithanshëm të liqenit, parkingun, këndin e lojërave për fëmijë, përmirësimin e plazhit dhe mobilimin.
Nëse projektet do të pranohen kjo do të bëhet e ditur në gjysmën e dytë të vitit.