fbpx

NAGIP ARIFI: SHQIPTARËT JANË MIQTË MË BESNIK TË AMERIKËS

 

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 07 qershor 2022. Një delegacion politik i shqiptarëve nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja u takua në Uashington me kongresmenin James McGovern, prej të cilit, sipas kryetarit të Bujanocit Nagip Arifi, shqiptarët kanë marrë një mbështetje të madhe dhe se njëherit janë shënuar si miqtë më besnikë të Amerikës.

“Politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vazhdojë të kontribuojë në stabilizimin e situatës në Ballkan”, tha Arifi.

Bujanovaçke ka raportuar të hënën se Arifi – kryetari i Komunës , Shaip Kamberi – kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), Ardita Sinani – funksionarja e kësaj partie, dhe Ragmi Mustafa – kryetari i Partisë Demokratike të Shqiptarëve (PDSH), kanë udhëtuar në Shtetet e Bashkuara.

Pas takimit me kongresmenin që kryeson komisionin e Kongresit për të drejtat e njeriut, Sinani bëri të ditur se McGovern ishte njeriu i duhur për të ngritur çështjen e “diskriminimit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës nga shteti” para institucioneve më të larta amerikane.

– Me kongresmenin biseduam për pasivizimin e vendbanimit, mungesën e përfaqësimit të shqiptarëve në institucione, militarizimin e zonës, shtypjen ekonomike, sundimin autoritar në Serbi. Ai është i vetëdijshëm për situatën politike në Ballkan”, ka thënë Sinani.




Leave a Reply

Your email address will not be published.