fbpx

PAJAZITI: POLITIKANËT SHQIPTAR NË EKSKURZION, PO E SHFRYTËZOJNË RASTIN TË FOTOGRAFOHEN NËPËR AMERIKË

 

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 07 qershor 2022. Kryetari I këshillit lokal të Alternativës për ndryshim në Bujanoc të Alternativës për Ndryshim në opozitë, Arbër Pajaziti, ka vlerësuar se politikanët shqiptarë nga Bujanoci dhe Presheva që po qëndrojnë në Amerikë, nuk kanë kredibilitet për të përfaqësuar shqiptarët dhe se udhëtimi i tyre është vetëm një ekskursion dhe mundësi për të bërë fotografi.

Pajaziti po ashtu thekson se udhëtimi financohet nga 50 mijë euro të dhuruara nga qeveria e Kosovës për Këshillin kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) për, siç thotë ai, “lobimin dhe ngritjen e çështjes së Luginës”.

– Por, është për analizë se kush po dëshiron ta ngris çështjen shqiptare?! Ata që për 20 vjet qeverisje nuk kanë lënë të zezë pa i bërë këtij vendi, duke e vjedhur, përçarë, zhvatur e nëpërkëmbur. Ata që janë përgjegjësit krysorë për gjendjen në të cilën është Lugina. Për kë të lobohet? Për ata që janë Gjermani?!
Bujanovaçke tashmë ka raportuar të hënën se Arifi – kryetari i Komunës , Shaip Kamberi – kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), Ardita Sinani – funksionarja e kësaj partie, dhe Ragmi Mustafa – kryetari i Partisë Demokratike të Shqiptarëve (PDSH), kanë udhëtuar në Shtetet e Bashkuara.

Pajaziti tregon se përfaqësuesi i vetëm institucional i shqiptarëve në atë delegacion është Arifi, ndërsa tre të tjerët janë humbësit e zgjedhje për të disatën here radhazi.

Ai ka theksuar se në delegacion nuk ka pasur përfaqësues të Këshillit kombëtar të Shqiptarëve.

– Ekskurzioni i fulluar me fotot para hotelit, do të përfundoje me një album më shumë në arkivin e tyre personal – thotë Pajaziti.




Leave a Reply

Your email address will not be published.