Bujanoc, 07 qershor 2022. Në fshatrat Osllarë, Nesalcë dhe Turi të komunës së Bujanocit javën e kaluar ka përfunduar asfaltimi i rrugëve në vlerë prej 4.4 milionë dinarë.
Siç ka njoftuar Komuna, për asfaltim në Osllar janë ndarë 2.5 milionë dinarë, në Nesalcë 1.1 milionë dhe në Turi 800.000 dinarë.
Kontraktor për të tre projektet ishte kompania “Shera Beton”.
Në buxhetin e komunës për këtë vit janë paraparë pak më pak se 144 milionë dinarë për infrastrukturën rrugore ndërsa rreth 109 milionë dinarë vetëm për asfaltim.