DELEGACIONI I SHQIPTARËVE NË SENATIN AMERIKAN: SHTETI PO NA DISKRIMINON

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 09 qershor 2022. Delegacioni i politikanëve shqiptarë nga Bujanoci dhe Presheva është pritur në Uashington nga drejtoresha e Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë e Senatit Amerikan, Sara Arkin. sipas Përfaqësuesit e Senatit janë njoftuar për “diskriminimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës nga shteti”, kanë thënë nga delegacioni.

– Ndërgjegjësimi për Luginën e Preshevës dhe prania më e madhe amerikane ishin tema kryesore gjatë takimeve tona – tha kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), Shaip Kamberi.

Në delegacionin nga jugu i Serbisë, përveç Kamberit, janë edhe kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi, zyrtarja e PVD-së, Ardita Sinani dhe kryetari i Partisë Demokratike të Shqiptarëve (PDSH), Ragmi Mustafa.

Ata u takuan gjithashtu nga senatori Bob Menendez, kryetar i Komitetit të Politikës së Jashtme.

– Përfaqësuesit e Senatit i njohëm me diskriminimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës nga shteti. Ne folëm për rritjen e ndërgjegjësimit të Senatit për situatën tonë. I kemi diskutuan mundësitë për bashkëpunim dhe koordinim në të ardhmen – tha Sinani.

Gjatë vizitës në SHBA, delegacioni u prit nga ambasadori i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, Ferit Hoxha, më pas nga kongresmeni amerikan James McGovern, si dhe një takim u zhvillua edhe në Departamentin e Shtetit.

Kamberi tha se takimi i sotëm në Senat ishte i fundit gjatë kësaj vizite në Amerikë.

Ai ka falënderuar qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Albin Kurti për realizimin e udhëtimit në SHBA.

Siç kishte thënë më herët Arbër Pajaziti – lideri i Këshillit lokal të Alternativës për ndryshim në Bujanoc, Qeveria e Prishtinës i ndau Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) 50 mijë euro për vizitën në SHBA dhe lobimin për “çështjen e Luginës së Preshevës”.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *