Shkruan: D. Stoshiq
Bujanoc, 09. qershor 2022. Organizata joqeveritare “Asociacioni qytetar Bujanoci” nga Cyrihu, i cila tubon njerëz nga diaspora, dhuroi 5000 franga zvicerane për bibliotekën e Bujanocit “14 Nëntori” për renovimin dhe pajisjen e sallës së leximit.
Siç tha për portalin tonë ushtruesi i detyrës së drejtorit, Ekrem Xhemaili, përveç rinovimit të sallës së leximit, është bërë një kënd për libradashësit më të vegjël.
– Janë të gjitha kushtet për qytetarët që duan të vijnë të lexojnë. Brenda sallës së leximit është krijuar një kënd për fëmijët që edhe më të vegjlit të shijojnë librat e tyre të preferuar – thotë u.d. drejtori.
Ai falënderoi organizatën joqeveritare për mjetet e ofruara, duke e njohur rëndësinë e rinovimit të sallës së leximit dhe mbështetjen e dhënë, e veçanërisht Nora Abdun, koordinatoren e projektit, e cila, siç tha ai, me ndikimin e saj ka kontribuar në realizimin më të shpejtë të tij.
“Plani është që të sigurohen dy kompjuterë dhe një fotokopjues në mënyrë që shfrytëzuesit e bibliotekës dhe sallës së leximit, e veçanërisht studentët dhe nxënësit, të kenë të gjitha kushtet e nevojshme”, shtoi Xhemaili.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të rishikojnë librat e tyre dhe t’i kthejnë ato që janë pronë e Bibliotekës.
– U bëj thirrje qytetarëve që t’i kthejnë librat që u janë gjetur, të cilat rastësisht kanë harruar t’i kthejnë në bibliotekë. Nga auditimi është konstatuar se na mungojnë një numër i madh i librave që janë marrë dhe nuk mund të kontaktojmë anëtarët për shkak të ndryshimit të adresës apo numrit të telefonit – apeloi drejtori.
Fondi i përgjithshëm library në selinë e Bibliotekës dhe bibliotekave në fshatra është rreth 86.500 libra.